Protesta në Fier, Baçi: Janë shoqëruar 10 persona, policia nuk jep informacion

schedule11:41 - 10 Mars, 2019

schedule 11:41 - 10 Mars, 2019

Policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona pas protestës së djeshme të opozitës, ndërsa kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin për ‘Bashkinë që Duam’. Sipas kreut të PD-së në Fier, Luan Baçi, janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lënë të lirë, ndërsa një protestues ende mbahet në polici.

Por Policia e Fierit ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve.

Ende nuk ka asnjë autor për plagosjen e efektivit të policisë në protestë ndërsa i pyetur për këtë incident, kreu i PD-së Fier, Luan Baçi, i ka qëndruar deklaratës së tij të një dite më parë se incidenti dhe plagosja e efektivit është kryer nga persona të infiltruar nga policia dhe ne jemi për kapjen dhe përballjen e tij me ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!