Policia e Qarkut Fier ka vënë në pranga 4 persona si dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 41 shtetas të tjerë. Ata janë ndaluar pas protestës së banorëve të Roskovecit, të cilët bllokuan rrugën dhe protestuan paraditen e sotme në kohën kur aty do të shkonte kryeministrit Edi Rama.
Sipas policisë Policia gjatë ditës së djeshme ata kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.
Të ndaluarit janë shtetasit me inicialet: H.H, 59 vjeç, banues në Patos; G.B, 56 vjeç, banues në Patos; B.J, 56 vjeç, banues në Patos dhe B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, i ndaluan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjetevetë transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Ndërsa 41 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto grumbullime të kundraligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier./abcnews.al