Protesta në Berlin kundër masave kufizuese ndaj Covid-19

schedule13:50 - 26 Tetor, 2020

schedule 13:50 - 26 Tetor, 2020

Kryeqyteti gjerman është përfshirë nga protesta të dhunshme.

Zëdhënësi i policisë nuk mundej të konfirmonte për mediat as numrin e saktë të arrestimeve, të dokumentuara nga filmimet e shumta.  Por ndërkohë është bëre e ditur se natën mes të shtunës dhe të dielës, instituti Robert Koch, i qeverisë që grumbullon të dhënat mbi koronavirusin është sulmuar nga persona të panjohur me shishe me benzinë. Një nga rojet e sigurisë arriti të shuante flakët brenda ndërtesës.

Në sheshin kryesor të kryeqytetit gjerman, Aleksaderplatz, u mblodhën më shumë se 2 mijë persona për të protestuar kundër kufizimeve të reja. Kur rreth 20 agjentë policie i mohuan autorizimin për manifestim pasi asnjeri prej tyre nuk kishte maskë, ata thyen bllokadën dhe nisën të marshonin drejt Karl – Marks – Ale, në pjesën lindore të qytetit duke hedhur parulla kundër diktaturës së shëndetësisë . objektivi ishte një kinema Kosmos ku po zhvillohej – virtualisht – samiti botëror i shëndetësisë.

Protesta u organizua nga një shoqatë që ka bërë shumë të tilla kundër kufizimeve të vendosura në Gjermani, por dhe nga personazhe të njohura të cilët mohojnë ekzistencën e Covid 19. Policia bëri të ditur se kishte vendosur në gatishmëri 600 agjentë.

Me parullën “të rrethojmë policinë” manifestuesit arritën të rrethojnë agjentët të cilët ishin të pakët në numër për të përmbajtur turmën e cila nuk ishte aspak paqësore. Gazetarët që raportonin nga terreni konfirmuan se mes protestuesve kishte figura të njohura të ekstremit të djathtë.

Përpjekje të shumta të policisë për të shpërndarë manifestuesit, dështuan, ata u lidhën me njëri tjetri duke thënë se ishin populli dhe do të rezistonin. Një zjarrfikëse dhe një ambulancë u ndaluan të hyjnë në sheshin ku ishin grumbulluar.

Gazetari i Bild u shpreh se kishte dëgjuar disa prej protestuesve të shpreheshin se në të vërtetë spitalet amerikane ishin bosh dhe të gjithë ata që deklarohen se kanë vdekur nga Covid-19, në fakt kanë ndërruar jetë si pasojë e gripi. Ata pretendojnë se çdo gjë kontrollohet nga Bill Gate dhe se mediat gënjejnë. Parulla të njohura që përdoren nga ksenofobët e Pegidas. /abcnews.al