Edhe sot në Beograd kanë vijuar protestat e opozitës kundër Presidentit Vuçiç. Ky është presidenti serb, Alleksandar Vuçiç i veshur me rroba burgu si i burgosuri i parë në Serbi. Një grup qytetarësh dhe opozita sërish protestuan kundër qeverisjes dhe thanë se nuk duan zgjedhje të kontrolluara, por liri. Porositë për presidentin serb ishin se nëse vazhdon kështu do të ketë padëgjueshmëri qytetare.
Dy aktor serb që kanë qenë në krye të protestave, të cilët thabë se Serbia duhet ti jap fund një herë e mirë diktaturave.
Aktori Branko Trifunovic: Qytetarët e këtij shteti prej 30 vjetësh janë të detyruar që drejtësinë dhe lirinë ta kërkojnë në rrugë. Prej 30 vjetësh na quajnë tradhëtarë, të paguar, të këqinj e armiq të shtetit ata që këtë shtet e kanë okupuar. Kjo duhet të jetë hera e fundit në të kundërtën ky shtet nuk do të ekzistojë.
Aktori Nikolla Kojo: Kjo natë është e shkurtër për të numëruar të gjithë veprat tua që një popull as në ëndërrat më të cmendura nuk do të duhej të përjetoj. Ke vendosur të jesh edhe institucioni edhe drejtësia, por do të mbahesh mend vetëm si diktator.
Ata shëtitën në rrugët e kryeqytetit duke brohoritur Vuçiç ik dhe Vuçiç hajdut. Para televizionit të Serbisë kerkuan takim me krerët pasi, siç thonë, nuk kamë hapësirë. Protesta të vogla janë shtrirë edhe në 15 qytete./abcnews.al