Protesta ndaj abuzimit seksual, Ylli Limani: Ti që thu “e ka lyp vet”, je ma tmerr se dhunuesi

schedule08:15 - 6 Qershor, 2020

schedule 08:15 - 6 Qershor, 2020

Pasditen e së enjtes u mbajt në Tiranë një marshim kundër abuzimeve seksuale. Të shumtë qenë vipat që morën pjesë, ndërsa së fundmi lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga këngëtari Ylli Limani.

Në një reagim në Instagram, Ylli ndërsa ka publikuar një nga pankartat shoqëruese në marshim “Eduko djalin”, shkruan se kushdo që shprehet “vajza ka dashur vetë” është akoma më keq se abuzuesi.

Ti që thu “e ka lyp vet”, ti je ma tmerr se dhunuesi. Ti që menon që ngacmimi, prekja e padëshirume, presioni ose kërcënimi për me kry marëdhënie s’jon abuzim seksual, lista o hala ma e gjatë… Leni qikat rahat, edukoni djemt!”, shkruan këngëtari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!