Opozita siç edhe paralajmëroi zhvilloi këtë të hënë protestë e cila u shoqërua me përplasje dhe tensione.
Ekspertja e Gjeopolitikës Enida Boxheku në emisionin “360 Gradë” në ABC News u shpreh se itenerari u mbajt i fshehur nga ana e opozitës dhe se sipas saj emblema e revoltës ishte selia e PS.
“Revolta shprehet. U mbajt deri në minutën e fundit i gjithë itenerari i pashpallur kuptohet që fsheh një koordinim. Tregon një qasje të strukturuar të një veprimi me elementë dhunë ndaj institucioneve. PS në mënyrë të veçantë ndryshe nga çdoherë tjetër është emblema e revoltës së Partisë Demokratike në këtë rast”, tha ekspertja e gjeopolitikës Bozheku.
Nga ana tjetër gazetari Trashëgim Sokolaj, komentoi edhe djegien e selisë së PS, duke nënvizuar se ky është një precedent shumë i keq dhe që nuk duhet të kishte ndodhur
“Ky është një precedent shumë i keq dhe urojmë që të mos kthehet në rrugë… Shkalla e rrezikshmërisë me të cilët janë përballur punonjësit e policisë është e rrezikshme”, tha ai.
/abcnews.al/