Fermerët kanë bllokuar pikat kufitare midis Belgjikës dhe Holandës, në vrazhdën masive të protestave. Kalimi kufitar për në Antwerp, qyteti i dytë më i madh i Belgjikës dhe porti i dytë më i madh i Europës, është një nga ato të bllokuara nga fermerët.
Mediat lokale raportojnë se shumica e protestuesve vijnë nga Belgjika dhe disa janë holandezë. Fermerët gjetkë në Europë janë po aq të pakënaqur, me trazira në Gjermani, Poloni, Greqi, Portugali dhe Rumani.
Protestat kanë ekspozuar tensione mbi ndikimin në bujqësi të përpjekjeve të BE-së për të trajtuar ndryshimet klimatike, si dhe mundësinë për importet e lira të Ukrainës për të ndihmuar përpjekjet e Kievit për luftë.
/abcnews.al