Protesta masive në Gjeorgji/ Policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, dhjetëra të arrestuar

schedule09:48 - 1 Maj, 2024

schedule 09:48 - 1 Maj, 2024

Policia gjeorgjiane përdori dhunë kundër demonstruesve paqësorë në Tbilisi, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të tretën javë për të protestuar kundër një projektligji të diskutueshëm që Brukseli tha se minon ambiciet europiane të vendit.

Oficerët e policisë ndërhynë pa paralajmërim, duke përdorur gaz lotsjellës, plumba gome, duke rrahur dhe arrestuar dhjetëra persona.

Operacioni i policisë kishte për qëllim të zmbrapste demonstruesit jashtë parlamentit që protestonin kundër projektligjit të “agjentëve të huaj”, i cili është denoncuar nga opozita dhe shtetet perëndimore si autoritar.

Një dëshmitar okular tha për Reuters se pa policinë duke përdorur gaz lotsjellës. Policia ka dhunuar vazhdimisht protestuesit, të cilët si kundërpërgjigje kanë hedhur vezë dhe shishe.

Pasi u tërhoqën pas sulmit të policisë, disa protestues u kthyen dhe qëndruan në vendngjarje pavarësisht urdhrave për t’u shpërndarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!