Dhjetëra mijëra kundërshtarë të Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko janë mbledhur në Minsk për të protestuar kundër zgjedhjeve që u zhvilluan pak ditë më parë.
“Marshi për Liri” është slogani i protestës me pjesëmarrje masive në mes të zemërimit në rritje, pasi pretendohet se zgjedhjet në të cilat doli fitues Lukashenko është manipuluar rezultati.
Ndërkohë, në një adresë drejtuar një turme më të vogël, Lukashenko u bëri thirrje mbështetësve të mbrojnë vendin e tyre dhe pavarësinë. Presidenti, i ka cilësuar kundërshtarët si “minj”.
Tubimet rivale po zhvilloheshin pasi Rusia ra dakord të ofronte ndihmë sigurie në rastin e kërcënimeve ushtarake të jashtme për Bjellorusinë.
Mediat vendase raportuan që Lukashenko kishte folur dy herë me Presidentin Vladimir Putin gjatë fundjavës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, fitoi 80.1% të votave dhe kandidatja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya 10.12%.
Por Tikhanovskaya këmbëngul se aty ku u llogaritën votat siç duhej, ajo fitoi mbështetje duke filluar nga 60% në 70%. /abcnews.al