Protesta masive kundër karantinimit në kufirin gjermano-polak

schedule10:55 - 25 Prill, 2020

schedule 10:55 - 25 Prill, 2020

Qindra njerëz që jetojnë në Poloni dhe punojnë në Gjermani protestuan të premten në mbrëmje në qytetin kufitar jugperëndimor polak, Zgorzelec, kundër një karantine të detyrueshme  për ata që kalojnë kufirin, raporton Reuters.

 

Qindra njerëz u mblodhën në anën polake dhe qindra të tjerë në Gjermani, disa të pajisur me maska ​​për fytyrën. Të dy grupet u ndanë nga një gardh metalik i përkohshëm që është ngritur për të parandaluar njerëzit të kalojnë kufirin.

Polonia ishte një nga shtetet e para të Bashkimit Europian që mbylli kufijtë për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri. Ajo gjithashtu vendosi një bllokim të detyrueshëm dy-javor për ata që hyjnë në territorin e saj – një pengesë e madhe për ata që jetojnë midis dy shteteve të BE-së.

Protesta ishte e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve për masat e bllokimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Protestuesit janë mbledhur tashmë në disa qytete amerikane, ndërsa dje u zhvillua një protestë në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Të Premten, protestat u organizuan edhe në qytete të tjera polake të vendosura në kufijtë gjermanë dhe të Republikës Çeke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!