Një numër i konsiderueshëm kamionësh kanë bllokuar rrugët përreth parlamentit të Zelandës së Re në Uellington për të protestuar kundër masave anti-covid dhe vaksinimit, një iniciativë e frymëzuar nga ajo që po paralizon Otava, kryeqytet i Kanadasë.
Qindra automjete, të mbuluara me parulla: Na riktheni lirinë tonë, janë parkuar përreth ndërtesës së parlamentit. Qindra të tjera parakaluan në qendrën e qytetit duke i rënë borive, ndërsa më shumë se një mijë persona manifestuan në këmbë.
Kryeministrja e vendit u shpreh se nuk kishte ndërmend të takonte manifestuesit, duke theksuar se pjesa më e madhe e popullsisë e ka mbështetur programin e vaksinimit. Ajo shtoi se 96% e popullsisë janë vaksinuar kundër Covid, dhe pikërisht për këtë arsye masat dhe kufizimet janë lehtësuar.
/abcnews.al