Protesta, Klotilda Ferhati: Liderët e opozitës bënë sehir

schedule19:14 - 16 Shkurt, 2019

schedule 19:14 - 16 Shkurt, 2019

Deputetja e PS-së Klotilda Ferhati ka folur për protestën e opozitës, e cila u mbajt para Kryeministrisë. Socialistja u shpreh se nëse qytetarët do të flisnin për shqetësimet, normalisht që qeveria do t’i analizonte kërkesat e tyre. Deputetja gjithashtu theksoi se liderët e opozitës bënë sehir.

“Nëse do kishte qytetarë që do flisnin normalisht që do të gjykoheshin dhe do analizoheshin nga ana jonë. Nuk kishte grupe interesi që të flisnin për shqetësimet. Ne pamë vetëm liderët që flisnin dy- tre herë. Ata bënin një hap para dhe një pas që tentonin të hynin në ndërtesën e Kryeministrisë”.

Më tej ajo tha se ndihej e keqardhur për protestën që organizoi opozita pasi sipas saj kishte edhe akte dhune.

“Unë jam e keqardhur për protestën e sotme të opozitë e cila që në fillim ndodhi me akte të dhunshme ndaj pronës publike. U bënë dy muaj punë për një protestë që opozita pretendonte se do rrëzonte qeverinë apo Kryeministrin Rama. Unë jam e bindur që qëllimi i vërtetë është se ata duan të fitojnë pushte në tavolinë. Ata erdhën sot në Tiranë me një trumë njerëzish dhe nuk pati asnjë diskutim për t’i orientuar se kush ishte qëndrimi i opozitës. Nuk u tregua se për çfarë kishin ardhur qytetarë atje. E vetja gjë që fituan ishte rrëzimi i “Kërpudhës” i një vepër arti. E keqardhur për dhunë dhe liderët e opozitës bënë sehir ndërsa aktet e dhunës ndodhnin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!