Protesta e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej, Meta: Dhuna e papranueshme

schedule14:54 - 9 Maj, 2020

schedule 14:54 - 9 Maj, 2020

Ditën e sotme aktivistë të shoqërisë civile kanë organizuar një protestë të thirrur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Vetëm pak kohë pas nisjes së kësaj proteste aktivistët janë përplasur me Policinë e Shtetit, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar në Polici.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndërhyrjen e Policisë gjatë protestës që u mbajt në kuadër të mbrojtjes së Teatrit Kombëtar në “Sheshin Skënderbej”, ndërsa u shpreh se dhuna ndaj aktivistëve është e papranueshme dhe se e drejta e protestës është e drejtë fondamentale për egzistencën e shoqërisë.

Lexo edhe: Veliaj-Metës: Mbreti është lakuriq, teatri i ri do bëhet, zaptuesit do shkojnë në burg!

Statusi: 

“Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës??, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë?? gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.
E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.
Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2992418964137690

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!