Një automjet i Policisë së Kosovës sapo është bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan.
Automjeti në të cilin ndodhen tre policë, gjatë patrullimit afër ndërtesës së komunës, sapo është vërejtur nga protestuesit të njëjtit i kanë dalë nga ana tjetër dhe e kanë bllokuar, shkruan Kosova Press.
Aktualisht, tre policët janë duke qëndruar në automjet dhe nuk janë duke ndërmarrë ndonjë veprim. Ndërsa me të kuptuar situatën, numri i atyre që e kanë bllokuar automjetin po rritet.
Në Zveçan, Zubin Potok dhe LeposaviÖ, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës.