Protesta e pedagogëve, Meta: Janë të gjitha mundësitë që t’u plotësohen kërkesat

schedule11:11 - 21 Tetor, 2022

schedule 11:11 - 21 Tetor, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në konferencën e pëjavshme me gazetarët dhe fillimisht është ndalur tek bojkoti i pedagogëve dhe kërkesa e tyre për rritje të pagës.

Meta siguroi se pedagogët kanë mbështetjen e Partisë së Lirisë, teksa përsëriti se pagat e tyre duhet të jenë të paktën sa të kolegëve në Kosovë.

“Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë sesa arsimi. Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë”, tha Meta.