Protesta e pedagogëve, Isufi: Pagat të rriten me 30% për këtë vit akademik 

schedule13:23 - 21 Shtator, 2022

schedule 13:23 - 21 Shtator, 2022

Peticioni i pedagogëve dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë janë diskutuar në studion e ABC Live me Sibora Bitri, jo vetëm për protestën e njoftuar më 5 tetor, por edhe për çështjen e reformës në arsimin e lartë.

Të ftuarit në studio, pedagogu Ardian Isufi dhe kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve në Shqipëri Sandër Kovaçi u shprehën se qeveria nuk i ka përmbushur premtimet e veta, buxheti ka mbetur në shifrat 4 për qind, ndërkohë që ishte premtuar që të rritej në 5 për qind. Duke shtuar faktin që inflacioni këto kohë në vend është mbi 7 për qind dhe rritja që ka bërë qeveria është te 6 përqind dhe nuk janë përfshirë pedagogët si një kategori më vete.

Ardian Isufi, pedagog:

“Jam bashkuar si qytetar dhe si pedagog, se kur flasim për pedagogët flasim për dijen e kombit. Qeveria nuk i ka përmbushur premtimet e veta, buxheti është 4 për qind ndërkohë që ishte premtuar në 5 për qind. Duke shtuar faktin që inflacioni është mbi 7 për qind dhe rritja që ka bërë qeveria është te 6 për qind dhe nuk janë përfshirë pedagogët. Sindikata për punonjësit e universiteteve nuk po kërkon që të rritet rroga 100%, por të rishikohet, për vitin akademik që po vjen të jetë rritja 30% dhe vitin tjetër akademik në 20%”.

Ndërkohë që për kreun e Sindikatës për Punonjësit e Universiteteve ‘edukimi duhet të jetë në qendër të pikëpamjes dhe të qëndrimit të qeverisë, dhe rritja e pagës fillon me dinjitetin, kemi 8 vite me një ligj arsimi, që është shumë problematik, te format e financimit dhe mbi të gjitha te buxheti, realisht, është një buxhet i cunguar dhe në radhë të parë po flasim për pagën e pedagogëve’.

Sipas Sandër Kovaçi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, peticioni i nënshkruar nga pedagogët ka një listë të caktuar, ajo është me 9 pika, që kanë lidhje me njëra-tjetrën, ku njëra nga kërkesat është dhe rritja e pagës së arsimit të lartë, por kërkesa kryesore ka të bëjë me kërkimin shkencor, e cila është kërkesa kryesore sepse ka të bëjë me me laboratorët, revistat shkencore, literaturën dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit. Në mënyrë që të ketë ndryshime strukturore duhet investuar te kërkimi shkencor i arsimit të lartë.

Sipas pedagogut Ardian Isufit, shumë çështje kanë dalë që nga protesta e studentëve të dhjetorit 2018, dhe protesta kërkon të rikthejë ‘modelin e pedagogut’, i cili ka sipas tij ka humbur, sepse nuk po investohet. Ndërkohë që kërkimi shkencor merret si një e mirë e individit dhe jo si e mirë e shoqërisë apo e kombit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!