TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi komentoi protestën e opozitës të mbajtur më 28 shkurt, ku edhe u sulmua Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, me molotovë.
Gjatë intervistës, në “News Line” në ABC News, Gjikondi tha se sulmi nda vilës nuk është bërë për arsye historike, por për të goditur kryeministrin Edi Rama fizikisht, pasi u mendua se në godinë ndodhej kryeministri.
“Nuk është një protestë reale, por një protestë e stisur. Edhe pse Berisha sot kur doli nga SPAK tha se nuk janë molotovë, por vetëm mjete piroteknike. PD i ka të gjitha strukturat dhe mjetet për të treguar të gjitha problematikat, nuk ka pse të ndjekë rrugën e dhunës. Pra nuk ka nevojë të përdorë një rrugë të dhunshme që më shumë e ndihmon pushtetin e Ramës se sa e dëmton.”, tha ajo.
Gjithashtu ajo theksoi se Berisha në protestat e tij ka pasur të njëjtin skenar dhe se tashmë mbështetësit kanë humbur besimin ndaj kreut të PD.
Sa i përket përdorimit të të miturve në protesta, juristja Gjikondi tha se duket të ketë edhe reagim nga institucionet.
“Me sulmin te ish vila në Bllok i vendosi vetes një damkë. Ai tha se na erdhi informacion se aty ishte Rama dhe ndaj e sulmuam. Pra ti kundërshtarin tani synon ta sulmosh fizikisht dhe kjo është makabër. Të mendosh që ekzekutimi fizik i kundërshtarit të jep kuota, tregon që ke vizion shtazarak. Ai sulm ishte skaneri më i qartë i Berishës. Berisha e sulmoi se mendonte se aty ishte Edi Rama, nuk e sulmoi fare për simbolikën. Gjykata duhet të ketë masa më shtrënguese, por edhe prindërit duhet të jenë më të përgjegjshëm për të miturit./abcnews.al/


