Protesta e opozitës, vjen thirrja e ambasadës së SHBA

schedule14:55 - 31 Maj, 2019

schedule 14:55 - 31 Maj, 2019

Dy ditë para protestës se lajmëruar nga opozita në Tiranë, ambasada amerikane porosit të gjithë shtetasit e saj në Tiranë që teë jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm si dhe kufizojnë lëvizjet e tyre gjatë kohës së tubimit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ambasadës në internet njoftohet se një protestë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 2 qershor 2019, duke filluar nga ora 19.00.
“Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë”- vijon njoftimi.
Ambasada e SHBA kujton me tej se protestat e kohëve të fundit kanë pasur edhe dhunë,e po ashtu forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Personeli i Ambasadës së SHBA dhe anëtarët e familjeve te tyre janë porositur të shmangin të gjitha vendet ku zhvillohen protesta si dhe të qëndrojnë të informuar përmes mediave për ecurinë e saj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!