Protesta e opozitës, vjen apeli i ambasadës së SHBA

schedule16:15 - 24 Maj, 2019

schedule 16:15 - 24 Maj, 2019

Një ditë para protestës së opozitës, Ambasada amerikane në Tiranë u është drejtuar me një apel shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të jenë të kujdesshëm gjatë ditës së shtunë.

Ndër të tjera ambasada thotë: “Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 18:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”.

Nisur nga këto të dhëna, ambasada këshillon të gjithë amerikanët që ndodhen në Shqipëri: Të shmangin grumbullimet e mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet më të fundit”, përfundon deklarata e Ambasadës amerikane./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!