Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e opozitës/ Sondazhi, 60 për qind: ‘Aksioni’ me molotovë, për rizgjedhjen e kryetarit të PD

schedule22:18 - 23 Mars, 2026

schedule 22:18 - 23 Mars, 2026

Mbi 80% e shqiptarëve janë kundër protestave të dhunshme të Sali Berishës. Sipas sondazhit Zëri i Shqiptarëve në Abc News, i cili mori opinionin e qytetarëve në 24 orë pas protestës maratonë në Tiranë, rreth 60% e shqiptarëve e lidhin aksionin me Molotov e fishekzjarreve, jo me qëllimin për të rrëzuar Ramën, por rizgjedhjen e kryetarit të PD.

22.7% thonë se pjesëmarrja e tkurrur e protestës tregon vlerën e saj, kurse vetëm 17%, militantë demokratë, besojnë se nuk ka rrugë tjetër për opozitën.

KAMPIONI: 1157 banorë të rritur të vendit



Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9%

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!