Protesta e opozitës, policia shoqëron rreth 20 persona

schedule20:48 - 28 Mars, 2019

schedule 20:48 - 28 Mars, 2019

Policia e Shtetit ka shoqëruar rreth 20 protestues, të cilët dyshohet se kanë hedhur  mjete piroteknike në drejtim uniformave. Shoqërimet janë kryer pak orë pas përfundimit të protestës që organizoi opozita këtë të enjte përballë godinës së parlamentit. Burime pranë policisë bëjnë me dije se mund të rritet numri i të shoqëruarave në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në disa komisariate. Identifikimi i këtyre protestuesve është bërë përmes pamjeve filmike. Për policinë e shtetit të gjithë ata protestues që ushtrojnë dhunë do të përballen me akuzat e “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”./abcnews.al