Protesta e opozitës, nisin riparimet e dëmeve

schedule15:50 - 14 Maj, 2019

schedule 15:50 - 14 Maj, 2019

Në  ndërtesat e institucioneve që u sulmuan nga protestuesit gjatë dy protestave të fundit, janë ende të dukshme gjurmët e akteve të dhunës. Në disa prej tyre ka nisur riparimi i dëmeve materiale të shkaktuara nga sendet e forta dhe bomba Molotov.

 

Protestë-marshimi i opozitës mbrëmjen e së hënës nuk kaloi pa incidente dhe dëme materiale në dy godinat e policisë si edhe në fasadën e jashtme të Kryeministrisë.

Punëtorët po riparojnë dëmtimet, ndërsa xhamat nuk janë zëvendësuar ende.

Më e rëndë situata ishte te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku 3 efektivë u lënduan.

Edhe në drejtim të ndërtesës së Kryeministrisë u hodhën lëndë plasëse. Në këtë godinë janë ende të dukshme gjurmët e dhunës  nga protesta e 11 majit.

Barrierat metalike të dyerve të kryeministrisë po zëvendësohen. Ndërsa oficerë të policisë gjyqësore vijojnë punën për mbledhjen e provave materiale./ABC News Albania 24/7