Protesta e opozitës në 6 dhjetor, Kikia: Politikisht gjëja e duhur. Vangjeli: Nuk përbën lajm për ndërkombëtarët

schedule22:22 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 22:22 - 2 Dhjetor, 2022

Analistët Lorenc Vangjeli dhe Mentor Kikia kanë ndarë mendime të ndryshme sa i përket protestës së opozitës në datë 6 dhjetor, ditën që liderët e BE vijnë në Tiranë.

Të ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Vangjeli dhe Kikia ndanë mendime të ndryshme.

Për Kikinë 6 dhjetori është dita e duhur pasi opozita do ti shprehë në sy BE-së pakënaqësitë që ka për qeverinë që drejton vendin. Sipas tij një tjetër faktor është edhe prezenca e gazetarëve të huaj.

Por për Lorenc Vangjelin protestat kundër qeverisë nuk përbëjnë aspak lajm për gazetarët e huaj, pasi kundër qeverisë protestohet në çdo vend të botës.

Sipas tij protesta do të tërhiqte vëmendjen vetëm në rast se do të kishte incidente.

Pjesë nga biseda:

Kikia: A është dita për të protestuar nesër, përse jo. Kjo është diçka normale, politikisht për llogari të opozitës është gjëja më e duhur. Kërkon të përçojë një mesazh kundër qeverisë, e ku më mirë se në sy të Europës. Ku më shumë se në një ditë të caktuar ku të gjithë janë këtu, prandaj Berisha e organizon këtë tubim. Gazetarët me vërtet vijnë për atë që thotë lënçi, por gazetarët gjuajnë lajmin.

Vangjeli: Cilin Lajm?

Kikia: Edhe për atë lajm.

Vangjeli: Cili është lajmi që protestojnë kundër qeverisë është gjëja më normale. Nëse do të ketë dhunë atëherë do kishte lajm.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!