Protesta e opozitës, Meçe: Pritshmëritë janë që të dështojë, vetëm vota është zgjidhja e problemit!

schedule18:34 - 7 Tetor, 2024

schedule 18:34 - 7 Tetor, 2024

Analisti Arben Meçe, ka komentuar në “Tirana Live” në ABC News protestën e thirrur nga Partia Demokratike që ka nisur prej orës 18:00.

Gjatë intervistës Meçe tha se është parë që pavarësisht se ka kaluar orari zyrtar i organizimit të protestës, mbështetja duket shumë e pakët.

Meçe gjithashtu tha se kjo protestë nuk ka pritshmëri të larta, duke e cilësuar “si një dështim”.

“Është një protestë me një filozofi që tashmë është e njohur. Dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë të kuptojnë përfundimisht nëse kjo opozitë është ajo e cila duhet të marrë fatet e vendit apo duhet të reformohet tërësisht nga themelet.  Do të shohim skemën me të cilën do të lëvizin. Pritshmërinë i kam që nuk do të jetë ajo protestë që pritej. Kjo protestë që në pamje siç po duket tani, si rregull do të quhet dështim, referuar atij pretendimi të madh që ka. Por çështja është pse ndodh kjo? Në themel qëndron lirimi i Berishës, pra është pikërisht revolta e modelit të deputetëve që i vunë zjarrin dhe kanë filluar të flasin për modelin grek apo francez që në mënyrë absolute nuk mund të merret. Dështimi sotëm, në kushtet kur kemi të bëjmë me një revoltë, sheshi është bosh. Koncepti i mosbindjes civile është shumë i gjerë. Në vendet demokratike e dinë që qeverisja realizohet nëpërmjet votës, vetëm vota është zgjidhja e problemit”, tha Meçe./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!