Protesta e opozitës/ Çupi: Kjo është vdekja e një partie, PD gjithmonë e dhunshme, edhe në pushtet

schedule19:25 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 19:25 - 23 Dhjetor, 2024

Analisti Frrok Çupi ka komentuar protestën e opozitës, e cila po vazhdon që prej orës 17:00. Ai ka thënë në “Edicionin Qendror” në ABC News se kjo situatë tregon qartë vdekjen e Partisë Demokratike.

Çupi ka theksuar se PD ka qenë gjithmonë e dhunshme në opozitë, madje dhe në pushtet ka qenë akoma më shumë e dhunshme.

“E gjitha kjo mund të quhet me pak fjala vdekja e një partie. PD i erdhi fundi i saj me një grusht njerëzish. Kjo është Partia Demokratike, gjithë jetën e saj e kreu në dhunë. Nuk ka asnjë ide tjetër Partia Demokratike, tjetër gjë çfarë kanë shprehur njerëzit. Ajo është e dhunshme edhe kur është në proces, madje është më e dhunshme në pushtet.

Ndërsa kur është në opozitë dhe sidomos tani, një opozitë me grusht njerëzisht, që presin të shkojnë në burg. Militantë që i përdorin me top për të shkuar në burg. Këta i sulen publikut dhe e vetmja ide që kanë është ti ngelin në dorë policisë.

Këta i kanë veprat penale shumë më të rënda seç shfaqjen”, tha ndër të tjera analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!