Protesta e naftëtarëve në Ballsh, procedohen penalisht 8 persona

schedule13:48 - 15 Shtator, 2020

schedule 13:48 - 15 Shtator, 2020

Tetë persona janë proceduar penalisht nga policia në Mallakastër pasi akuzohen se kanë shkelë masat anti-Covid dhe kanë marrë pjesë në protestë,

Sipas policisë në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona.

Njoftimi i plotë:

Organizuan dhe morën pjesë në protestë të paligjshme si edhe kanë thyer Urdhërin Nr.351 datë 29.0.2020 pika nr. 4 të Ministres së Shëndetësisë mbi masat ndaj  pandemisë Covid- 19, procedohen penalisht 8 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme para hyrjes kryesore të Ndërmarjes së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, proceduan penalisht 8 persona për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.e.su./abcnews.al