Protesta e maturantëve, reagon sërish Ministria: Do të ketë rishpërndarje të pikëve

schedule12:36 - 14 Qershor, 2020

schedule 12:36 - 14 Qershor, 2020

Maturantët po vijojnë të protestojnë për testin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, pasi shprehen se pyetjet ishin jashtë programit mësimor.

Ndërkohë një reagim ka ardhur nga Kryetarja e Komitetit të Maturës Shtetërore, Zamira Gjini, e cila u shpreh se të gjitha kërkesat e maturantëve dhe për mundësinë e zgjidhjes së tyre, janë vlerësuar me shumë kujdes.

“Qendra e Shërbime Arsimore dhe shumë mësues të Gjuhës Shqipe dhe Letërsi, që janë pyetur lidhur me tekstin, kanë gjykuar që të rishihet edhe njëherë mënyra e shpërndarjes së pikëve të maturanteve dhe notat e tyre, për të shmangur çdo shqetësim të maturantëve.

Kjo do të bëhet vetëm pasi do të dalin rezultatet e pikëve të maturantëve, nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Maturantët duhet të jenë të bindur se puna e tyre e tre viteve të gjimnazit do të vlerësohet me objektivitet. Sot QSHA do të publikojë testin e plotë dhe përgjigjen e saktë të këtij testi”, u shpreh kryetarja e KOMSH”, tha Gjini.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!