“Protesta e Foltores, presion ndaj gjykatës”/ Kthupi: Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria!

schedule17:29 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 17:29 - 20 Dhjetor, 2023

Në një intervistë në “NewsLine” në ABC, sekretari për reformën zgjedhore në PD Rezart Kthupi, foli për nismën e PD për ndryshimet në Kodin Penal.

Gjatë kësaj interviste ai theksoi se ka ardhur koha që të ndryshojë sjellja e deputetëve në Kuvend.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi depozituar në Kuvend nisma të ndryshme ligjore, duam t’i japim fund disa sjelljeve të politikës shqiptarë në këto 30 vite. Pra ka ardhur koha të marrë fund faza e pandëshkueshmërisë. Në 30 vitet e fundit kemi parë që deputetët kanë thënë çdo gjë, por nuk kanë mbajtur asnjë premtim. Ka një vijë ndarëse shumë të hollë aty për përfundon lirimi i cënimit të fjalës, liria e fjalës nuk mund të jetë e drejtë për të deformuar fakte. Propozimi është i targetuar në atë që sot është Kuvendi i Shqipërisë, pra deklaratat e pavërteta, pasi krijon një situatë apo cënon dikë tjetër”, tha ai.

Gjithashtu Kthupi komentoi edhe propozimin e PD për imunitetin, duke u shprehur: “Nëse Prokuroria e Posacme kërkon të hetojë një deputetët duhet të vijë në Kuvend, si në rastin e zotit Berisha. Ne kemi parë në disa vende të BE dhe kemi hulumtuar ato që janë praktika të BE, dhe themi që lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë edhe në nivelet më të larta. Sa për protestat, mund të them që në gjyq kemi shkuar vetëm, dhe mendoj që gjykata duhet të jetë e lirë të shprehë qëndrimin e saj. Analizimi i një protesta në momentin që gjykata pritet të marrë një vendim është një formë presioni”, përfundoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!