Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e fermerëve grekë/ Pika kufitare e Kakavijës do mbahet e bllokuar për 48 orë, lejohen vetëm lëvizjet emergjente

schedule10:42 - 8 Janar, 2026

schedule 10:42 - 8 Janar, 2026

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Sipas Policisë Kufitare, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!