Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e banorëve/ Shehi: Rama të negocionte jo të vendoste mur dhune

schedule20:21 - 22 Nëntor, 2018

schedule 20:21 - 22 Nëntor, 2018

Protesta e banorëve të unazës së Re, zgjedhjet vendore, buxheti dhe largimi masiv i shqiptarëve janë diskutuar në studione “Mbrëmje Ide” në ABC News nga kreu LZHK-së Dashamir Shehi me gazetaren Mirela Milori.

Duke nisur nga ngjarja më fundit, ajo e protestës së dhunshme të banorëve para parlamentit, të cilëve do u shemben shtëpitë, pasi preken nga projekti i Unazës së re, Shehi u shpreh se Rama duhet të negocionote dhe jo të vendoste një mur dhune dhe arrogance me ta. Sipas tij kryeministri duhet t’u kishte ofruar atyre kompensim, pavarësisht nëse janë të ligjshme apo jo.

“Për çdo lloj problematike ka një lloj negocimi. Ky ka vënë përpara një mur dhune e arrogance. Edhe në rastet kur mund të ketë të drejtë mënyra sesi e shpreh e bën armik. Unë nuk po them që të gjithë ata që protetsojnë janë të ligjshëm, por nëse ky do t’i kishte afruar një skemë kompensimi nuk do kishte ndodhur kjo që ndodhi. Aa mua nuk më pëlqen por ky nuk e bën këtë punë. Puna e parë që duhet të bënte ky, kur prish shtëpinë e tjetrit i ofron një shtëpi. Dhe ky t’u japë nga një apartament, që këta të shkojnë në një shtëpi, se shtëpia është koncepti bazë për shqiptarët. E dyta ky aty do të ndërtojë pallate. Së pari fillo me nga një shtëpi e dyta duke llogarit se çfarë ke ti. Ky s’ka ça humb përtej kësaj dhe prandaj i bën agresiv”.

Shehi thekson se për të rrëzuar Ramën duhet të dalin me mijëra njerëz, pasi Rama nuk po u shemb vetëm atyre shtëpitë, por po shemb shtëpitë e gjithë shqiptarëve dhe sipas tij këto protesta duhet të kenë një pikë vlimi.

“Që të rrëzojnë Ramën duhet të dalin me mijëra njerëz se Rama jo se po shemb shtëpinë timë por të gjithë shqiptarëve. Do një pikë vlimi. Opozita ka treguar solidaritet, edhe unë kam shkuar kam mbajt një fjalë”.

Për Shehin beteja më e madhe opozitare është në parlament, por ai gjykon se do t’ia vlente edhe një betejë “in extremis”.

“Vendi i deputetëve është në parlament, por ne gjykojmë që do ia vlente edhe një betejë in extremis që ti heqim këtë kornizë parlamentit dhe mos bëhemi pjesë e kësaj. Edhe djegje mandatesh nëse do ia vlejë edhe kjo”.

Kreu i LZHK-së i qëndron mendimit se në zgjedhje duhet të hyhet për të mos dekurajuar njerëzit që i mbështesin, ndërsa e sheh me dyshim nga Basha ndryshimin e sistemit elektoral.

Gjithnjë kam qenë i idesë që në zgjedhje dueht të hyhet, sepse ditë që nuk hyhet dekurajojmë njerëzit tanë. Dy rrugë ka ose ikën me vota, ose me pushkë, kështu që ata që bëjnë trimin e s’hyjnë në zgjedhje duhet ta mendojnë mirë këtë punë, se kanë dalë ca djelmosha të rinj që bëjnë cubin, pastaj zgjedhjet a do bëhen të lira, të ndershme?.

Basha na ka premtuar që pasi të mbarojë kjo fazë do fillojë faza tjetër. Unë po e shikoj me trishtim dhe po e them që ditën që nuk ndryshon sistemi, i humburi do jetë Basha vetë, se ky lloj sistemi e deprimon opozitën shqiptare. Se që të ndryshojë duhet të bëhët qytetari protagonist vetë. Opozitarët kanë nevojë për ndryshim, pushtetarët kanë nevojë për konservim. Opozita duhet të fusë sa më shumë emra në listë dhe nuk ka rëndësi nëse është i 7 apo i 17 –ti”.

Ndërsa për buxhetin 2019, Shehi këmbëngul te rritja e rrogave si pika më e afërt për të mos lejuar largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Sipas tij për administratën, sigurinë dhe korrupsionin duhen vite e dekada që të ndryshojnë, kurse pjesën e rrogave e ka shteti në dorë. Ai thekson se ka ardhur koha që shteti të respektojë qytetarët e vet, duke mos subvencionuar rrugë dhe ilace, por të rrisë pagat.

“Administrata, siguria, korrupsioni duhen vite e dekada që duan kohen e vet kurse këtë të rrogave e kemi në dorë. Prandaj ngul këmbë te kjo se kjo është më e afërta se prapë do ikin ata dhe gjithnjë do ketë njerëz që ikin, por do vijnë, siç ndodhi një krizë në Greqi dhe u kthyen. Dhe e fundit fare dhe këto “astirët”. Shteti shqiptar nuk ka qenë babai si të ndihmojë të dobëtin, si të kontrollojë të fortin, si të izolojë të dhunshmin. Shteti shqipatr ka qenë njerk, i merr taksa, i dhunon, i fut në burg dhe shqiptari nuk e repsekton shtetin, e ka frike dhe ditën që i del frika përdor dhunën. Shteti shqiptar duhet t’i respektojë shtetasin e vet. Nuk ma kishte marrë mendja se do diskutonim për këto tema. Më mirë ti lënë ca rrugë e subevencione për të subvencionuar një sëmundje më e madhe se kjo”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!