Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët në protestën që do të mbahet më 7 korrik në Tiranë.
I gjendur në një situatë të paqartë juridike për shkak të një vendimi të mundshëm nga Gjykata e Apelit që mund të përmbysë realitetin në Partinë Demokratike, Sali Berisha po bëhet gati për protesta.
Në lidhje me këtë analisti Mentori Kikia, thotë në studion e Log me gazetar Endri Xhafo, se Berisha nuk është figura politike që di t’i sillte ndryshim Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.
“Berisha nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë njeriu që do sjellë opozitën në pushtet. Nuk është njeriu i duhur për të cilin ka nevojë Shqipëria. Kam lobuar për një frymë të re politike në opozitë. Ky vend ka nevojë jo vetëm për rrotacion por por ndryshim. Berisha po bën politikë në protestë. Ai nuk bën politikë ndryshe pa u marrë me protestë, e ka pranuar edhe vetë. Nëse nuk do lëvizë tani, i bie që të presë dy muaj e gjysmë pushime dhe një opozitë në këto kushte të shkojë në pushime është e papranueshme për të, nuk i leverdis”, shprehe Mentor Kikia në emisionin Log në Abc.
Ndër të tjera Kikia komentin raportin Berisha-Meta. Analisti thotë se Berisha do të jetë vetë protagonist i opozitës dhe se kjo është arsyeja që ai nuk po pret që Ilir Meta të dorëzojë postin e presidentit më 24 korrik.
“Duke pasur parasysh që pati një lloj fërkimi në distancë mes Berishës dhe Metës për çështjen e dekretimit të gjeneralit që u bë president, sa do aleancë të ketë Berisha me Metën ata janë dy ujqër të vjetër që e njohin mire njëri tjetrin. Berisha po tenton të thotë që jam unë opozita dhe jo të presë Metën. Berisha do që ta ndezi ai motorin i pari dhe pastaj në shtator të vijë edhe Meta”, tha Mentori Kikia në Log.