“Protesta e 6 dhjetorit absurde”, Rama: Nuk negocioj me askënd për sigurinë e samitit të BE-së, PD parti e shpërbërë

schedule11:40 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 11:40 - 4 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të negociojë me askënd në lidhje me perimetrin e sigurisë, më datë 6 dhjetor, një ditë ku në vendin tonë pritet të zhvillohen 2 ngjarje të rëndësishme, Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe protesta e thirrur nga opozita.

I pyetur nga qytetarët nëpërmjet komenteve në Facebook, Rama tha se nuk do të ketë asnjë incident ditën e 6 dhjetorit, ndërsa bëri me dije se samiti është organizuar prej kohësh dhe se janë marrë t gjitha masat nga Shqipëria dhe organizatorët Europianë.

Në fjalën e Ramës në bashkëbisedimin me qytetarët në Facebook, nuk munguan akuzat ndaj opozitës dhe Sali Berishës. Rama e cilësoi protestën e 6 dhjetorit absurde, ndërsa tha se Berisha proteston për interesat e veta.

Edi Rama: Nuk besoj të ketë incidente. Samiti ka kohë që organizohet, përfshin shumë institucione dhe një të konsiderueshëm personash dhe zyrash që janë në këtë rast të BE-së, ku hyjnë dhe forcat e sigurimit. Polica ka bërë publik perimetrin e sigurisë, i cili është i pa negociueshëm me askënd. Partia Demokratike sot ka më shumë se sa një kuptim. Janë pjesë të një force që mban emrin e PD, është forcë e shpërbërë. Nuk shoh asnjë arsye në botë për të negociuar me askënd. Ndodh që të bëjnë protesta kur zhvillohen samitet. Ndodh të ketë samite kundër samiteve, por ndodhin jashtë perimetrit të sigurisë. Nuk e shoh arsye për te negociuar midis qeverisë dhe një pjesë të ashtuquajtur PD. Këtë samit nuk e organizon Shqipëria, por BE dhe Këshilli Evropian. Cfarë ka këtu për të negociuar. Protestë absurde, të jemi realistë, nuk ka asnjë lidhje me asgjë tjetër, përveç se vazhdimin e një misioni që e dinë të gjithë. Forcë e parave ruse për të rrëzuar qeverinë, duke njollosur Kosovën dhe Shqipërinë. Një forcë e udhëhequr nga një non-grata. Siguria e samitit nuk negociohet me askënd. Askush nuk do ta provojë të thyejë perimetrin e sigurisë. Do të ishte çmenduri. Njollosje për të tërhequr vëmendjen për halle personale.

/abcnews.al/