Protesta e 16 Shkurtit, Florenc Hoxha dhe 5 të tjerë mbeten në burg  

schedule12:09 - 22 Mars, 2019

schedule 12:09 - 22 Mars, 2019

Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Florenc Hoxhës dhe 5 të arrestuarve të tjerë pas protestës së 16 Shkurtit para Kryeministrisë, për ndryshimin e masës së sigurisë, së caktuar ndaj tyre. Ish-drejtori i policisë bashkiake të Tiranës, kur kjo bashki drejtohej nga Lulzim Basha, Florenc Hoxha dhe 5 të arrestuar të tjerë Ferit Dankshi, Agim Peposhi, Sajmir Rexhepi, Ilir Hamendani dhe Resul Daci që pas ndalimit të tyre janë në qeli dhe gjykata ka vendosur që ndaj tyre të vazhdojë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ata akuzohen për akte dhune, kundërshtim të forcave të policisë dhe dëmtim të pronës publike gjatë protestës së 16 Shkurtit në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!