Ambasada amerikane në Tiranë, pralajmëron qytetarët e saj për protestën që pritet të mbahen pasditen e kësaj të hëne. Në njoftimin zyrtar, ambasada amerikane thekson se një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor.
“Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës.” thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane, e cila ndër të tjera u kërkon qytetarëve të saj në Tiranë, të shmangin vendgrumbullin e prostuesve.
Mesazh për qytetarët e SHBA
Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza
Data/Ora: E hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00
Ngjarja: Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për të ndërmarrë:
· Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje
· Monitoroni mediat lokale
· Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
· Mbani një profil të ulët