Dy ditë na ndajnë nga protesta e paralajmëruar e opozitës në kryeqytet. E teksa edhe Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se ka informacione që më 16 Shkurt mund të ketë njerëz që krijojnë dhunë, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se nuk ka asnjë lloj skenari të tillë.
Sipas tij, do të jenë qytetarët që do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në protestë. Alibeaj theksoi në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori se opozita e ka treguar që është europiane dhe demokratike.
“ Nuk ka asnjë lloj skenari konspirativ që mund të kesh dëgjuar apo që mund të ketë hapur ky njeri i kapur në panik e sipër, i cili duhet të rrijë në zyrë, por ikën me bisht ndër shalë. Ne kemi thirrur shqiptarët në tubim. Të shtunën datë 16 ora 11:00 para kryeministrisë. Në këtë protestë me shpresën që shqiptarët do i bashkohen dhe do t’i bashkohen do jenë ata që do marrin fatet në dorë sepse territori, godinat qeveritë janë të tyre. Ata do të përcaktojnë çdo bëjnë. Ne kemi afruar një zgjidhje politike, krijimin e një qeverie tranzitore për të rikthyer të drejtën e votës. Të jenë po qytetarët që përcaktojnë me zgjedhje të lira, pa banda, pa krim, pa administritatë të politiziuar.
Ne e kemi sqaruar, e kemi testuar që është jemi opozita më europiane, më demokratike jo vetëm nga emri. Jo vetëm nga të gjitha protestat e tjera, por edhe për kërkesat tona gjatë gjithë jetës parlamentare. Jemi e vetmja opozitë që ka eksploruar deri në fund mjetet e kontrollit”, u shpreh Alibeaj.
Për Alibeajn, Edi Rama e ka uzurpuar karrigen e kryeministrit. Sipas tij, dosja 339 është prova zyrtare që janë vjedhur mandate, çka e bën këtë qeveri ilegjitime. Kushtet që të zhvillohen zgjedhje të lira sipas deputetit janë dy: qeveri tranzitore dhe jo Edi Rama kryeministër duke mos përjashtuar asnjë emër tjetër, qoftë edhe të Partisë Socialiste.
“Ne kemi thënë këto kushte jo ky kryeministër, një qeveri tranzitore. Kjo është ajo që duhet të garantojë këtë gjë, lirinë e votës, barazinë dhe ndershmërinë. Çdo njeri i cili jep garanci që nuk vjedh votën, që nuk përdor administratën, që nuk përdor policinë, që nuk lejon krimin të afrohet në qendrat e votimit”, u shpreh Alibeaj.
Pa u diskutuar nuk mbeti edhe incidenti i sotëm në parlament, ky Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Rama. Për Alibeajn, kreu i qeverisë këtë veprim duhet ta presë nga çdo njeri i opozitës.
“Ajo që Edi Paloka ka bërë sot është ajo që bënte çdo shqiptar që ndihet sot i dhunuar, i pashpresë, i gjobitur, shqiptarë që janë detyruar të ikin sot. Kjo qeverisje e ka kthyer këtë vend të pajetueshëm. Nuk ka lidhje fare e dinim apo se dinim. Nga çdo njeri i opozitës ai atë do presë nëse do jetë në në atë karrige të uzurpuar”, tha Alibeaj./abcnews.al