Vepra teatrale Prostituta ka marrë duartrokitjet e publikut mbrëmjen e djeshme në Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli. Historia e vërtetë e sjellë në këtë dramë rrënqethëse me autor dhe regji të Leka Bungos do të jetë edhe sot në tetrin eksperimental për të vazhduar më pas në qytetet e Elbasanit dhe Shkodrës.
Një histori e vërtetë deri në dhimbje. Kjo është vepra teatrale “Prostituta e cila vjen Premierë në Teatrin Kujtim Spahivogli. Kjo histori Vepra zë fill në vitet nëntëdhjetë, kur ata ishin ende të rinj.
Ngjarja flet për një vajze 16 vjeçare e cila ka rënë pre’ e prostitucionit në moshë të brishtë. Ajo erdhi në kishë për t‘u rrëfyer pikërisht ditën e Krishlindjeve.
Të tillë rrëfim tronditës nuk ishte dëgjuar ndonjëherë, jo vetëm nga njerëzit, por as nga dhomëza e vogël e Sankristisë në Kishën e Zojës.
Ajo e nisi rrëfimin e saj: “Padre, ndoshta nuk iu ka rastisur asnjëherë që një Prostitutë të rrëfehet përpara jush“.
Përjetimet dhe kujtimet e saj vijnë në këtë shfaqje nëpërmjet gjetjejeve regjisoriale të cilat do ju mbajnë gozhduar përsa i përket zhvillimit të ngjarjeve duke iu drejtuar zgjidhjes finale të veprës.
Një dramë rrënqethëse me autor dhe regji të Leka Bungos. Me aktorët: Julinda Emiri, Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malka, Natasha Sela, Vangjel Toçe.
Prostituta është ndër ato vepra teatrale ku nuk duhet humbur përcjellja e emocionit dhe reflektimit për jetën dhe vdekjen si e vetmja luftë dhe ekzistencë për njeriun.
Ai është babai i saj… vëllai …ai jam unë …jeni ju … jemi ne të gjithë. /abcnews.al