“Prostituta” e Leka Bungos shkon në Korçë

schedule15:38 - 13 Janar, 2019

schedule 15:38 - 13 Janar, 2019

Prostituta e Leka Bungos është pritur me interes të madh nga artdashësit edhe në Korçë. Vetë Bunga ka thënë se një pjesë e dramës është fiction, por një pjesë është reale, pasi Bungo e ka njohur vetë personazhin e dramës.

Skenaristi dhe regjisori ka folur për personazhin e shfaqjes më herët në emisionin ”Provokacia”.  Ai ka treguar se është një personazh shumë i veçantë dhe dhe e ka njohur në rrethanat kur ishte prostitutë. “Ajo më ka lënë në kujtesë mbresa të veçanta. Jam shokuar, jam emocionuar dhe për shumë kohë ajo ngeli në kujtesën time dhe erdhi një moment, kur unë mendova se ajo mund të përbënte një thelb për një vepër skenike”, ka thënë Bungo.

Shfaqja është dhënë në Tiranë dhe mbrëmë në qytetin e Korçës. Por nisur nga interesi i lartë ajo do të jepet sërish sonte në Teatrin e Korçës. /abcnews.al