Propozimi i Lleshajt: Largohet nga detyra çdo polic pa certifikatën e sigurisë

schedule17:33 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 17:33 - 10 Dhjetor, 2018

Një ndryshim i propozuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në ligjin për Policinë e Shtetit, parashikon ndërprerjen e punës për çdo efektiv policie që nuk pajiset me Certifikatën e Sigurisë. Ky dokument lëshohet nga DSIK, por shumë oficerë policie janë të shqetësuar se, ligji lë hapësirë për penalizime mbi baza subjektive.

Një nga ndryshimet e propozuara nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në ligjin për Policinë e Shtetit, ka të bëjë me një pikë të shtuar në nenin 46 lidhur me ndërprerjen e Marrëdhënieve të Punës për Punonjësin e Policisë. Këto janë pikat në nenin 46 të ligjit aktual për Policinë e Shtetit që parashikojnë rastet kur një efektivi i ndërpritet marrëdhënia e punës. Sipas propozimit të ri nga ministri Lleshaj, shtohet gërma “f”, që parashikon se një punonjës policie mund të përjashtohet nga radhët e saj nëse, nuk është i pajisur me Certifikatën e Sigurisë. Ky dokument lëshohet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Sipas ligji aktual, askush nga efektivët nuk largohet nga radhët e policisë nëse nuk marr Certifikatën e Sigurisë. Kjo kategori e oficereve të policisë thjesht nuk ka mundesi të njihet me informacionet sekrete ose, mund të transferohen në detyra të tjera, me udhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Shumë punonjës të policisë, jashtë kamerave shprehen të pakënaqur nga propozimi i ministrit të Brendshëm për ndryshim të nenit 46, të ligjit për Policinë e Shtetit. Kjo sipas tyre, mund të përdoret me dashakeqësi për largime policësh nga puna; nga SHÇBA apo SHISH, që janë instrumentat që furnizojnë DSIK me informacion për dhënien e Certifikatës së Sigurisë.

Sindikata e policisë sjell si shembull vetingun në Drejtësi. Në këtë rast, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka përpiluar shumë raporte për gjyqtarë e prokurorë, që i cilëson si të papërshtatshëm për sistemin e drejtësisë, pasi kanë kontakte me persona të inkriminuar. Por për këtë gjë ka hetuar Komsioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka dhënë dhe fjalen e fundit lidhur me gjyqtarin apo propkurorin që vetohet.

Në rastin e policisë, vendimi i DSIK për dhenie ose jo të Certificatës së Sigurisë për një efektivi policie, përballet drejtepërdrejt tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Është pikërisht ky autoritet, që mbi bazën e ligjit përë, vendos ndërprerjen e punës për çdo oficer të policisë që nuk fiton Certifikatën e Sigurise. Vetë subjekti i dëmtuar në këtë rast ka mundësine e vetme për të ankimuar këtë vendim, përmes padisë në Gjykatën Administrative. Por edhe këtu nuk është e qartë kush e ka barrën e provës, pas arsyet e gjetura nga DSIK si motiv për mosdhënien e Certificatës së Sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!