Propozimi i ish-portierit të Gjermanisë: Tifozë në stadium çdo 10 metra

schedule12:39 - 21 Prill, 2020

schedule 12:39 - 21 Prill, 2020

Jens Lehmann u aktivizua gjatë karrierës së tij me skuadra si Schalke 04, Dortmund, Arsenal. Në sezonin 1998-1999 provoi një aventurë të shkurtër dhe aspak pozitive si portier i Milanit, teksa numëron 61 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren gjermane. 50-vjeçari ka qenë gjithmonë paksa i “çmendur” dhe ndryshe, brenda shtyllave dhe jashtë saj.

Së fundi është përfshirë në debatin e madh që është krijuar në Gjermani rreth rinisjes së kampionatit pa praninë e tifozëve. Koronavirusi detyron drejtuesit të zhvillojnë ndeshjet me dyer të mbyllura. Tifozët e Bayern Munchen reaguan të parët dhe janë kundër nisjes së futbollit pa tifozë.

Lehmann ka dhënë një ide të veçantë dhe deklarata e tij për Sport1 ka krijuar polemika të shumta në Gjermani. “Pse, në një stadium me 70 mijë vende si Alianz Arena, nuk mund të futen 20 mijë tifozë? Një distancë prej 10 metrash me njëri-tjetrin do të ishte e mjaftueshme për të shmangur ngjeshjen dhe tifozët nuk do të kishin kontakte mes tyre”, deklaron Lehmann. /abcnews.al