Propozimi i Francës dhe nevoja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ish-ambasadori: Rusia dhe Kina nuk na duan në Europë

schedule20:15 - 1 Korrik, 2022

schedule 20:15 - 1 Korrik, 2022

Ish-ambasadori Agim Nesho foli në Radarin Informativ në Abc për propozimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtarë ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut.

Nesho tha se propozimi i presidenti francez kërkon hapjen e negociatave për MV dhe Shqipërinë.

Ish-ambasadori tha se Rusia dhe Kina nuk dëshirojnë që vendi jonë dhe MV të integrohen në BE.

“Është një marrëveshje përmes të cilës kërkohet hapja e negociatave, për arsye se MV pengon jo vetëm veten e saj por edhe Shqipërinë për procesin e integrimit në BE. Kjo pas ekziston një politikë nga Kina dhe Rusia vende të cilat nuk e dëshirojnë integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në BE. Kina gjysmën e investimeve të saj në Europë i ka në Ballkanin Perëndimor”, tha ish-ambasadori./abcnews.al/