Propozim intrigues për Terim, “Perandorin” e duan kampionët e Francës

schedule12:58 - 27 Maj, 2021

schedule 12:58 - 27 Maj, 2021

Lille zhvilloi një sezon spektakolar dhe i dha fund dominimit të PSG-së në futbollin francez. Lille u shpall skuadra kampione këtë sezon, duke fituar titullin për herë të katërt në histori.

Pas festës erdhi ndarja me trajnerin Christophe Galtier. Ekipi do të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League dhe drejtuesit e Lille po tentojnë një emër me eksperiencë për stolin.

Fotomac raporton se kampionët e Francës pëlqejnë shumë Fatih Terim, trajnerin legjendar turk të Galatasaray, i njohur ndryshe si “Perandori”.

Ky i fundit ka drejtuar edhe Milanin e Fiorentinën në Serie A. Nëse arrihet marrëveshja mes palëve, Terim do të gjente në skuadrën e re tre patriotë të tij: Zeki Çelik, Yusuf Yazici e Burak Yilmaz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!