Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe sherri ka degraduar në përdorimin e armëve, pas një debate për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur në Fier-Seman, bashkia Divjakë.
Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar fizikisht. Konja ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, por të shtënat nuk kanë prekur mbi të.
Pas ngjarjes, vëllai që ka qëlluar me armë është larguar nga vendi i krimit në drejtim të paditur. Policia ka sekuestruar armën e gjahut dhe katër gëzhoja.
Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje./abcnews.al