Dy persona janë vënë në pranga për motive pronësie në Dibër.
Bëhet e ditur se në pranga është vënë një 46-vjeçar banues në Klos, pasi goditi me sende të forta një 60-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në trup. Incidenti ndodhi në fshatin Kurdari për motive pronësie.
Po ashtu, një tjetër person është arrestuar në Mat. Njoftohet se specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 42 vjeç, banues në fshatin Zenisht, pasi për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, një 54-vjeçare e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/