Pronari i Romës do të pilotojë avionin që do sjellë Lukakun në Romë

schedule16:10 - 29 Gusht, 2023

schedule 16:10 - 29 Gusht, 2023

Romelu Lukaku është afër kalimit te Roma me belgun që do të fluturojë sot në Itali sipas Fabrizio Romano, ai do të ketë një pilot të profilit të lartë.

“Romelu Lukaku, do të zbarkojë në Romë të martën në orën 17:00 me orën e Italisë”, raporton Fabrizio Romano.

“Pronari i Romës, Dan Friedkin, do të drejtojë personalisht fluturimin privat.

“Puna e Friedkin në marrëveshje ishte vendimtare për të rënë dakord për kushtet me pronarët e Chelsea, faktori kyç duke treguar ambicien te Roma”. /G.D abcnews.al/