Pronari i lokalit e shtyn drejt makinave, qeni përplaset dhe vdes në mënyrë të dhimbshme

schedule16:01 - 8 Qershor, 2020

schedule 16:01 - 8 Qershor, 2020

Pronari i një lokali në kryeqytet është bërë shkak për fundin fatal dhe të dhimbshëm të një qeni.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket pronari i biznesit i cili duke u munduar që të largojë qenin nga lokali i tij e ka shtyrë drejt rrugës ku po kalonin makina.

Duke u munduar ta largojë sa më shumë nga biznesi i tij, burri shihet teksa e tremb qenin dhe e detyron që të dalë në rrugë. Më pas nga reagimi të pranishmëve duket se qeni goditet nga një automjet, shoferi i të cilit as nuk e merr mundimin të ndalojë.

I goditur rëndë, qeni shihet ndërsa vjen me vrull në trotuar dhe pas disa sekondash lëvizjeje, vdes. E zonja e katër-putroshit ishte në një furrë buke aty pranë.

Sikur të mos mjaftonte me aq, burri në video shihet ndërsa e lëviz kafshën e pajetë me këmbë dhe më pas e tërheq për bishti e nxjerr në rrugë. Pamjet janë të dhimbshme dhe tregojnë qartë se sa pak respekt dhe mungesë ndjeshmërie kanë disa njerëz ndaj krijesave të tjera. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!