Pronarët i besuan kompaninë, administratori me gruan ekonomiste u bëjnë gjëmën

schedule11:24 - 8 Mars, 2022

schedule 11:24 - 8 Mars, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar një 59-vjeçar pasi është denoncuar nga pronarët e një kompanie ku ai kishte detyrën e administratorit për vjedhje. Sipas policisë, ai i ka vjedhur kompanisë që drejtonte 28 milion lekë përgjatë një periudhe 3-vjeçare duke i shkaktuar një dëm kolosal.

Mësohet se këtë vjedhje ai e kishte kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, e cila kishte detyrën e ekonomistes së kompanisë, e cila është proceduar penalisht.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator në një kompani private, për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë. Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja N. Gj., me detyrë ekonomiste”, njofton policia.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Administratori”, i zhvilluar nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Administratori”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. M., 59 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator në një kompani private, për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja N. Gj., me detyrë ekonomiste.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!