Pronaret e bareve dhe lokaleve protestë në Vlorë: Qeveria të na ndihmojë, jo të na penalizojë

schedule20:20 - 22 Korrik, 2020

schedule 20:20 - 22 Korrik, 2020

Industria e lokaleve të natës në Vlorë ka nisur protestën kundër vendimit për ndalimin e muzikës dhe mbylljen e lokaleve të natës.

Pronaret e bareve dhe lokaleve të natës parashtrojnë kërkesat për ndryshime në aktin normativ, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

Lexo edhe: Mbyllja e klubeve të natës, protestë para Kryeministrisë: Muzika nuk vret

Gjithashtu kërkojnë të merret parasysh fakti që ky akt normativ do të thotë për ta falimentim për ta.

Të prekur janë edhe artistët, ata thonë se qeveria mund të marrë minimalisht parasysh suportimin e këtij sektori me përfshirje në paketë fiskale.

“Jemi shumë te penalizuar nga situata. Qeveria duhet të na ndihmojë dhe jo të na penalizojë. Është falimentim për çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. Ne na ka penalizuar aq shumë kjo situatë saqë mendoj që protestat duhet t’i bëjmë në të gjithë Shqipërinë” u shpreh një prej tyre.

Lexo edhe: Qeveria ndalon muzikën dhe mbyll klubet e natës, artistët dhe pronarët rikthehen në protestë

Një nga artistët e ka cilësuar të pakuptueshëm aktin normativ, ndërsa shtoi se ky vendim për çdo artist që jeton me këtë punë është vdekjeprurës.

Është i pakuptueshëm. Për çdo artist që jeton me këtë punë është vdekjeprurës. Kam tre fëmijë dhe jeton me rrogën e gruas dhe me çfarë fitoj unë gjatë verës. Kemi pothuajse të gjitha eventet gjatë muajit korrik-gusht. Nëse ne na mbyllin në këtë periudhë atëherë ne mbesim pa punë. Nëse akti normativ do të qëndrojë në fuqi. Të paktën të plotësohet minimumi jetik”, u shpreh ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!