Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte për një akuzë të Partisë Demokratike, për përvetësim të mijëra metrave tokë, në fshatin Vuno, të Himarës.
Selia blu këto ditë ka akuzuar kreun e qeverisë, se ai dhe familjërë të tij kanë përfituar 224 mijë metra në Vuno, si pjesë të trashigimisë nga fisi Koleka.
Akuza qëndron në faktin, që kjo sipërfaqe, sipas PD-së, është perms ligjeve dhe vendimeve të posaçme, duke hequr një paralele me rastin “Partizani”, për të cilën Berisha është në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, ndërsa SPAK vijon hetimet për dosjen.
Por Rama në përgjigje thotë se nuk ka asnjë parlalele mes dy rasteve.
“Aq sa ç’është e neveritshme si gjithnjë kur hidhet baltë mbi familjen time për të luftuar në fakt me mua, aq është këtë herë edhe e mirëseardhur për të bërë dallimin si nata me ditën mes agresorëve të familjes time dhe meje si kundërshtar i papërkulshëm i tyre!”
Këtë të premte Rama ka zhvilluar një takim me ish-prefektin e Vlorës, kandiatin e së dielës së PS-së për Bashkinë Himarë, që e ka informuar se ende letrat e pronësisë nuk janë ndarë për familjet përfituese, që kanë rezultuar nga një proces i gjatë rivlerësimi të pronësisë në këtë zonë.
“Sot e gjithë ditën, duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit tonë në Vuno të Himarës, njësoj si plot trashëgimtarë të tjerë të kësaj zone – ku sapo isha së bashku me kryebashkiakun tonë të së dielës së ardhshme, Vangjel Tavon – nuk i ka marrë ende certifikatat e pronësisë. Sepse unë, ndryshe nga kundërshtarët e mi pa din e pa iman, nuk jam i asaj kategorie përfaqësuesish të popullit, që tjetër thonë për njerëzit e tjetër bëj për vete”
Kreu i qeverisë paralajmëroi padi në gjykatë mbi çështjen.
“Të gjitha faktet që e ekspozojnë këtë përpjekje, si një lëtyrë të nxjerrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e në Athinë, e tashmë të propaganduar nga skllevërit e ballkonit Non Grata, do të jenë pjesë e padisë së radhës në gjyq për këta të paudhë”
Mbi çështjen e 224 mijë metrave kanë shkuar dhe media greke./abcnews.al