Prokuroria: Vrasja e Ivanoviçit u krye nga një grup i organizuar me në krye Milan Radoiçiç

schedule11:52 - 5 Shkurt, 2021

schedule 11:52 - 5 Shkurt, 2021

Në Gjykatën e Prishtinës këtë të premte është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për vrasjen e ish-politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, në fillim të seancën ka njoftuar se të gjithë të pranishmit se deri sa të lexohet aktakuza mediet mund të rrinë në sallë, duke shtuar se pas kësaj, nuk lejohet xhirimi më tutje.

Mediet mund të marrin pamje deri sa të lexohet akti akuzues, ndërsa për pjesën tjetër gazetarët mund të rrinë në sallë, por me xhiruar nuk munden”, ka thënë gjykatësi Kurtaj.

Ndërsa prokurori Burim Çerkini ka lexuar aktin akuzues për të akuzuarit, duke shtuar se vrasja u krye nga një grup i organizuar.

Të pandehurit nga viti 2014/18 me datën 16 janar 2018 në qytetin e Mitrovicës duke vepruar si grup i organizuar nën udhëheqjen e Rajdonçiq të gjithë të pandehurit kanë vepruar me dashje dhe në dijeni për të kryer veprën e vrasjes së rëndë dhe kanë kryer veprime inkrimuese dhe sipas veprimeve të tyre ka ardhur deri te vrasje e Oliver Ivanoviç”.

Të akuzuar në këtë rast janë Marko Roshiç, Silvana Arsoviç, Zharko Jovanoviç, Nedeljko Spasojeviç, Rade Basara dhe Dragisha Markoviç.

Ish- politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, u vra më 6 janar të viti 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!