Prokuroria për Krimet e Rënda sekuestron pasuritë e “Habilajve”

schedule18:40 - 21 Shtator, 2018

schedule 18:40 - 21 Shtator, 2018

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar 31 pasuri të grupit kriminal të “Habilajve”. Pronat që arrijnë në vlerën e miliona eurove, u bllokuan bazuar në ligjin “Antimafia”, pasi dyshohet se janë krijuar nga trafiku i drogës.

 

Gjykata për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të sekuestruar 31 pasuri të personave të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal të “Habilajve”. Pronat që kapin vlerën e miliona eurove, ndodhen në qytetin e Vlorës dhe janë “ngrirë” bazuar në ligjin “Antimafia”. Sipas të dhënave, pasuritë e sekuestruara i përkasin kryesisht vëllezërve Moisi, Artan e Florian Habilaj, por edhe personave të tjerë të proceduar si anëtarë të grupit kriminal që dyshohet të ketë trafikuar 3.5 tonë kanabis drejt Italisë. Njëkohëisht, prokuroria ka kaluar në filtër dhe kërkuar bllokin edhe të disa pasurive që figurojnë të regjistruara në emër të familjarëe të tyre. Sipas të dhënave, pasuritë e sekuestruara përbëhen nga 10 apartamente, 5 ndërtesa, objekte të paluajtshme në proces legalizimi, një garazh me sipërfaqe 500 metër katror, qindra metër2 sipërfaqe truall si edhe 6 automjete luksoze.

Prokuroria për Krimet e Rënda ra në gjurmët e “Habilajve” në prill të vitit 2017, kur Nazer Seitaj, Moisi Habilaj e Florjan Habilaj dyshoheshin për përfshirje në trafikimin e narkotikëve jashtë vendit.

Në nëntor të të njëjtit vit Prokuroria dërgoi për gjykim një dosje me 5 të pandehur, të njohur si dosje “Treblova”, që dyshohet se kultivonin drogën që trafikohej nga Habilajt. Në vazhdim kësaj dosjeje iu bashkua edhe procedimi penal i nisur ndaj ish-ministrit të brendshëm. Ndërkohë që hetohen nga Krimet e Rënda, Moisi Habilaj dhe 13 të bashkëpandeur, mes të cilëve edhe Nezar Seiti, i ekstraduar nga Shqipëria, po gjykohen në Itali, ku në 26 shtator pritet të kenë seanën e radhës në Gjykatën e Katanias./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!